• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Politika e privatësisë

Shoqeria “Bregu” sha, mbledh dhe përpunon të dhëna personale në mbështetje të ligjit Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

TË DHËNAT E MBLEDHURA
Njësoj si shumica e institucioneve dhe subjekteve në internet, adresat e Protokolleve të Internetit (IP)të vizitorëve në këtë faqe përdoren për të ndihmuar në diagnostikimin e problemeve me serverin e Bregu sh.a dhe për të administruar faqen e internetit të Bregu sh.a, duke identifikuar si janë duke u përdorur faqet perkatese. Adresat IP nuk janë të lidhura me asgjë personalisht të identifikueshme. Kjo do të thotë se seancat e përdoruesit do të gjurmohen, por përdoruesit do të mbeten anonimë.
Adresat e e-mailit të dhëna nga vizitorët mund të përdoren për t’i dërguar atyre informacione, për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion, si dhe /ose kërkesave apo pyetjeve të tjera.
Për të komunikuar në mënyrë më efektive me vizitorët e kësaj faqeje interneti, vizitorëve mund t’iu kërkohet të japin informacione personalisht të identifikueshme, të cilat mund të përfshijnë; për shembull, emrin, adresën e-mailit, ose numrin e telefonit.
Bregu sh.a nuk do të shesë ose tregtojë asnjëherë me institucione, biznese ose organizata jofitimprurëse informacione personalisht të identifikueshme, të cilat janë dhënë vullnetarisht nga vizitorët përmes faqes www.bregugroup.al , të tilla si; adresë e-maili, emër ose numër telefoni.
Në të njëjtën kohë, Bregu sh.a do t’u ofrojë palëve të treta informacionet personalisht të identifikueshme të vizitorëve të kësaj faqe interneti, nëse një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme ekzistojnë:
● Bregu sh.a ka marrë pëlqimin e përdoruesve për të ndarë me të tjerë informacionin në fjalë;
● Bregu sh.a, i kërkohet ose ai është i autorizuar për të ndarë me të tjerë informacionin në fjalë bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ndryshimet në këtë politikë
Kjo Politikë e Privatësisë mund të amendohet herë pas here. Çdo ndryshim do të afishohet në këtë faqe.
Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen www.bregugroup.al dhe jo faqet e tjera të lidhura në këtë faqe.
Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie, do të njoftohet menjëherë në këtë faqe.