Rikonstruksioni i Pikës së Kalimit Kufitar ‘’Bozaj’’, Mali I Zi
Sikurse edhe projekti i Hanit të Hotit, pika e kalimit kufitar ‘’Bozaj’’ është pjesë e projektit të madh të zhvillimit të tregtisë rajonale. Ky projekt, përfshinte ndërtimin e një pike të re doganore si dhe rikonstruksionin dhe infrastruksturën përreth. Pika kufitare ‘’Bozaj’’ është një ndër projektet më të mëdha të shoqërisë “Bregu” sh.a, jashtë territorit të Shqipërisë, i cili startoi në Nëntor të vitit 2016. Ky projekt është bashkëfinancim i Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian. Projektet e rikonstruksionit të Pikave të Kalimit Kufitar, si nga ana e Shqipërisë ashtu edhe nga ana e Malit të Zi, ofrojnë një zgjidhje kosto-efektive, duke lehtësuar tregtinë dhe mundësuar ndarjen e trafikut të rëndë nga mjetet e vogla të pasagjerëve.