Inagurohet Dogana e Hanit të Hotit
Projekti i ndërtimit të Doganës së Hanit të Hotit është një nga projeket me rëndësi të veçantë të shoqerise Bregu sh.a. Ky projekt është financim i Bashkimit Europian i cili tashmë është partneri strategjik i kompanisë prej 15 vitesh. Objektivi i investimit në pikën Doganore të Hanit të Hotit është përmirësimi i kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimit ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve, përshpejtimi i tregtisë ndërkufitare duke kontribuar ndjeshëm në projektin e madh të përmirësimit të tregtisë rajonale.
Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, konsiderohet si pikë e kalimit kufitar të kategorisë së parë, bazuar në aktivitetin e përditshëm, funksionin dhe trafikun e transportit të personave dhe mallrave dhe është e vetmja pikë e kalimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, e hapur për transportin e mallrave me natyrë tregtare në rrugë tokësore, por edhe një pikë kyçe në kalimin e aksit që lidh Italinë e Slloveninë me Ballkanin jugor. Projekti i ndërtimit të doganës nga Bregu sh.a në partneritet me Delegacionin Europian, filloi në vitin 2015 dhe u finalizua në vitin 2018.
Komponentët e projektit, janë rikonstruksioni i pikës së kalimit doganor, godina e kontrollit të vijës së dytë dhe terminali i ri doganor ku do të pozicionohet administrata e Doganes dhe Agjencitë Doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit. Projekti i rikonstruksionit të Pikës se Kalimit Kufitar, ofron një zgjidhje më kosto-efektive, duke mundësuar ndarjen e trafikut të rëndë nga mjetet e vogla të pasagjerëve.
Implementimi I Projektit do të mundësojë një kontroll kufitar më të shpejtë dhe të sigurtë në aksin kryesor midis Shqipërisë dhe Malit te Zi, për trafikun kufitar dhe transportin e mallrave, përpunimin në kohë më të shkurtër të kamionëve me mallra dhe lehtësim të procedurave doganore.
Bregu Sh.a me një eksperiencë mbi 27 vjeçare, vazhdon të ndërtojë punime civile me cilësinë e standardeve evropiane, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve teknike dhe urbanistike.