• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Street Dervish Hima, Build Ambasador 3
  • Floor II, D.11, Tirana, Albania

5 trendet më të mira të arredimit në 2020 (2)

5 trendet më të mira të arredimit në 2020

Stilet e arredimit ndryshojnë nga viti në vit, por mos harroni se ato rikthehen përsëri!

  • Gold – Frymëzuar nga hieroglifet e arta egjiptiane për të konturuar strukturën mbajtëse të karrigeve, tavolinave apo tualeteve, shoqëruar me mermerin apo tekstura të buta, janë një ndër trendet më të bukura këtë sezon.
  • Relievi – Format gjeometrike te mbushura dhe të rehatshme të kolltuqeve apo divaneve e bëjnë dhomën e ndenjes të duket elegante por edhe e rehatshme. Materiali i kastortë i jep padyshim dritë dhe hijeshi ambjentit.
  • Sipërfaqet murale 3D – Industria e prodhimit të paneleve 3D për sipërfaqet murale ëshë në rritje. Kjo u vu re edhe në panairin e mobilierisë në Milano. Një pikë insipirimi dhe me mundësinë për ti personalizuar sipas karakterit tuaj, ky trend po sjell në 2020 një frymë të re.
  • Elementët me ngjyra të errëta si blu në lejla ose të kuqe në qershi - Nga shtëpitë e vjetra, ato historike e deri në ato moderne, kombinimi i të bardhës me një element pikant krijon një kontrast të fortë dhe ikonik.
  • Beton dhe dru rustik – Ku ka më mire sesa thjeshtësia dhe eleminimi i gipseve apo dekorimeve të tepërta. Mjaftojn pastërtia që trasmeton vetë ndërtesa, por mund ti shtoni shumë gjelbërim, për ti dhënë frymë shtëpisë tuaj.