Ndërtesat ikonike të Korçës! (2)

Korça dallon për stilin e saj arkitektonik të veçantë i cili e bën një atraksion të veçantë në Shqipëri por edhe më gjerë, por cilat janë ndertesat ikonë që do t'ju shoqërojnë pranë ''Serenity Residence''?
Një ndërtesë me jehonë ndërkombëtare është Muzeu i “Gjon Mili-t”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë, duke i shtuar qytetarëve korçarë një atraksion të ri kulturor.
Muzeu kombëtar i artit mesjetar, i cili përmban objekte të periudhës mesjetare të trashëgimisë së krishterë dhe asaj bizantine. Në mes tyre edhe veprat e 150 ikonografëve më të njohur shqiptarë si Onufri, Simoni i Ardenicës etj.
Biblioteka "Thimi Mitko" dhe Qendra Kulturore "Vangjush Mio" bashkohen në një kompleks të madh të kulturës pikërisht në zemër të qytetit të Korçës. Çdo element i kesaj ndërtese vjen i përmiresuar pas rikonstruksionit.
Godina e re e Bashkisë së Korçës
Katedralja Orthodokse ''Ngjallja e Krishtit'', Korçë. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë e pozicionuar në qendër të qytetit dhe më e madhja në Shqipëri.
... Të jetosh në kete zonë të Korçës është si përrallë!