• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Ndërtesat ikonike të Korçës!

Ndërtesat ikonike të Korçës!

Korça dallon për stilin e saj arkitektonik të veçantë i cili e bën një atraksion të veçantë në Shqipëri por edhe më gjerë, por cilat janë ndertesat ikonë që do t'ju shoqërojnë pranë ''Serenity Residence''?

Një ndërtesë me jehonë ndërkombëtare është Muzeu i “Gjon Mili-t”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë, duke i shtuar qytetarëve korçarë një atraksion të ri kulturor. 

Muzeu kombëtar i artit mesjetar, i cili përmban objekte të periudhës mesjetare të trashëgimisë së krishterë dhe asaj bizantine. Në mes tyre edhe veprat e 150 ikonografëve më të njohur shqiptarë si Onufri, Simoni i Ardenicës etj.

Biblioteka "Thimi Mitko" dhe Qendra Kulturore "Vangjush Mio" bashkohen në një kompleks të madh të kulturës pikërisht në zemër të qytetit të Korçës. Çdo element i kesaj ndërtese vjen i përmiresuar pas rikonstruksionit.

Godina e re e Bashkisë së Korçës

Katedralja Orthodokse ''Ngjallja e Krishtit'', Korçë.  Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë e pozicionuar në qendër të qytetit dhe më e madhja në Shqipëri.

... Të jetosh në kete zonë të Korçës është si përrallë!