• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Street Dervish Hima, Build Ambasador 3
  • Floor II, D.11, Tirana, Albania

Si të arredoni shtëpinë duke mbrojtur ambjentin dhe duke qenë sa më shumë ekologjik? (2)

Si të arredoni shtëpinë duke mbrojtur ambjentin dhe duke qenë sa më shumë ekologjik? (2)

1. Sa më pak shpenzim për ngrohje apo kondicionim, duke përdorur dritaret ‘’energy efficient’’ të cilat izolojnë ambjentin e brendshëm duke bërë të mundur që nxehtësia/fresika e brendshme të ruhet për një kohë më të gjatë.

2. Përdorimi i paneleve diellore jo vetëm që ju kursen shpenzimet e tepërta për energji elektrike, por janë një mjet shumë i pastër dhe efiçent për sigurimin e elektricitetit në shtëpinë tuaj. Pavarësisht se kostoja e tyre fillestare mund të jetë e lartë, në terma afatgjatë kjo mbulohet tërësisht nga kosto oportune.

3. Ndricimi led dhe pajisjet shtepiake që reduktojnë përdorimin e energjisë. Ndërsa vendet perëndimore dhe ato aziatike po investojnë shumë në cilësinë e ajrit, ujit, energjisë dhe jetesës brenda banesës, ky trend duket se po përfshin gjithnjë e më shumë edhe Shqipërinë. Markat më të mira elektroshtëpiake, në funksion të përgjegjësisë sociale, kanë kthyer pothuajse çdo produkt në eco-friendly si për shembull: mikrovalat A+++ që harxhojnë shumë pak elektricitet, po ashtu edhe për lavatriçet, sobat apo pajisjet e tjera.

4. Sa më pak karbon! Po, përdorimi i plastikës është një problem global dhe çdokush prej nesh ka një detyrim kundrejt natyrës, ta mbrojë atë. Plastika për shkak të kostos së ulët përdoret kudo, në prodhimin e dyerve dhe dritareve, në mobilje, në muret ndarëse e madje edhe në shtrimin e dyshemesë. Plastika është një përbërje kimike e elementëve të ndryshëm e cila nuk riciklohet.

5. Disa nga këta përbërës, nëse nuk merren nga furnitorë të çertifikuar, mund të përmbajnë substance të dëmshme për shëndetin dhe toksike për fëmijët. Përdorimi i drurit dhe betonit të pastër në ambjentet tuaja, jo vetëm që ju redukton një ‘’kërcënim të heshtur’’ por edhe bën që shtëpia juaj të duket e sofistikuar.

6. Go green!! Për ata që nuk janë alergjikë ndaj bimëve të caktuara, gjelbërimi i brendshëm është një ‘’must’’ në shtëpitë tuaja. Ajri toksik i prodhuar nga dioksidi i karbonit që ne nxjerrim absorbohet nga bimët dhe konvertohet në oksigjen! Shtojini një mushkëri shtëpisë tuaj!

7. Shumë dritë natyrale e bën shtëpinë të favorshme ndaj kushteve klimaterike duke qëndruar e ngrohtë në stinën e dimrit duke mos patur një nevojë të lartë për ngrohje.