Si të arredoni shtëpinë duke mbrojtur ambjentin dhe duke qenë sa më shumë ekologjik?
1. Sa më pak shpenzim për ngrohje apo kondicionim, duke përdorur dritaret ‘’energy efficient’’ të cilat izolojnë ambjentin e brendshëm duke bërë të mundur që nxehtësia/fresika e brendshme të ruhet për një kohë më të gjatë.
2. Përdorimi i paneleve diellore jo vetëm që ju kursen shpenzimet e tepërta për energji elektrike, por janë një mjet shumë i pastër dhe efiçent për sigurimin e elektricitetit në shtëpinë tuaj. Pavarësisht se kostoja e tyre fillestare mund të jetë e lartë, në terma afatgjatë kjo mbulohet tërësisht nga kosto oportune.
3. Ndricimi led dhe pajisjet shtepiake që reduktojnë përdorimin e energjisë. Ndërsa vendet perëndimore dhe ato aziatike po investojnë shumë në cilësinë e ajrit, ujit, energjisë dhe jetesës brenda banesës, ky trend duket se po përfshin gjithnjë e më shumë edhe Shqipërinë. Markat më të mira elektroshtëpiake, në funksion të përgjegjësisë sociale, kanë kthyer pothuajse çdo produkt në eco-friendly si për shembull: mikrovalat A+++ që harxhojnë shumë pak elektricitet, po ashtu edhe për lavatriçet, sobat apo pajisjet e tjera.
4. Sa më pak karbon! Po, përdorimi i plastikës është një problem global dhe çdokush prej nesh ka një detyrim kundrejt natyrës, ta mbrojë atë. Plastika për shkak të kostos së ulët përdoret kudo, në prodhimin e dyerve dhe dritareve, në mobilje, në muret ndarëse e madje edhe në shtrimin e dyshemesë. Plastika është një përbërje kimike e elementëve të ndryshëm e cila nuk riciklohet.
5. Disa nga këta përbërës, nëse nuk merren nga furnitorë të çertifikuar, mund të përmbajnë substance të dëmshme për shëndetin dhe toksike për fëmijët. Përdorimi i drurit dhe betonit të pastër në ambjentet tuaja, jo vetëm që ju redukton një ‘’kërcënim të heshtur’’ por edhe bën që shtëpia juaj të duket e sofistikuar.
6. Go green!! Për ata që nuk janë alergjikë ndaj bimëve të caktuara, gjelbërimi i brendshëm është një ‘’must’’ në shtëpitë tuaja. Ajri toksik i prodhuar nga dioksidi i karbonit që ne nxjerrim absorbohet nga bimët dhe konvertohet në oksigjen! Shtojini një mushkëri shtëpisë tuaj!
7. Shumë dritë natyrale e bën shtëpinë të favorshme ndaj kushteve klimaterike duke qëndruar e ngrohtë në stinën e dimrit duke mos patur një nevojë të lartë për ngrohje.