Burgu i sigurisë së lartë, Korçë
Përurohet në Korçë, Burgu i Sigurisë së Lartë, një investim i Bashkimit Evropian me një vlerë 3.8 milionë euro. Duke u konsideruar si një nga burgjet më moderne në vend, me kushte të larta dhe të rrepta sigurie, por edhe me standarde evropiane. Ky projekt është financuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri. Punimet për ndërtimin e këtij objekti madhor ishin rezultat i realizimit 100% të punës nga “Bregu” sh.a. Ky ndërtim është një nga institucionet më modernë në Shqipëri, në vazhdën e një strategjie të hapjes së institucioneve të reja sipas standardeve evropiane dhe krahas kësaj, trajtimit sa më human dhe njerëzor për të dënuarit që trajtohen në të. Ky projekt ka perfunduar me sukses në vitin 2007.