• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Bregu sha

27 vite eksperiencë në ndërtimin dhe rikonstruksionin e veprave publike e private, me ndikim të veçantë në mirëqenien dhe vlerat e komunitetit. 15 vite partnerë të Bashkimit Europian në projekte madhore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Misioni

Shoqëria Bregu sha. ka si mision të ofrojë shërbime të standarteve të larta në industrinë e ndërtimit dhe projektimit, duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë; për të shtuar vlerë për klientët përmes inovacionit, teknologjisë, integritetit dhe performancës absolute.

Vizioni

Vizioni ynë është të zgjerojmë portoflin tonë të punimeve në rajon dhe më gjerë dhe të jemi pikë referimi për inovacionet në fushën e ndërtimit në Shqipëri!

2020
Bregu Sha,Bregu group,Qendra pritëse për refugjatët,Shkup të Maqedonisë së Veriut Qendra pritëse për refugjatët

Pas projekteve strategjike në Mal të Zi, ‘’Bregu sh.a’’ ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e ‘’Qendrës së pritjes së Refugjatëve’’ në Shkup të Maqedonisë së Veriut! Godina e re do të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve, duke lejuar kështu zbatimin e duhur të të gjitha procedurave operative dhe sistemeve të kontrollit në përputhje me standartet evropiane.

2020
Bregu Sha,Bregu group,Délicatesse Villa Délicatesse Villa,Korçë

Délicatesse Villa Délicatesse Villa është projekti më i ri nga ''Bregu sh.a'' dhe konsiston në 2 godina 3 katëshe të bashkëngjitura të cilat do ndërtohen sipas një stili klasik të fasadës së jashtme dhe interior kontemporan në ambjentet e brendshme. Ndjesia e të banuarit në këtë rezidencë merr ngjyra pariziene dhe elegante, rozë gold dhe aromë kardamom. Ballkone franceze të dekoruara me ornamente klasike të trëndafilta, ju bëjnë të shijoni më tepër mëngjeset me një çaj të ngrohtë në Korçë!

2016-2019
Bregu Sha,Bregu group,Rolling Hills Luxury Residences

‘’Bregu sh.a’’ ka ndërtuar 6 vila në Bllokun B4 dhe B5 në “Rolling Hills Luxury Residences”! Rolling Hills është një komunitet i rrethuar luksoz, më i miri si standard ndërtimi dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, I cili parashikon katër tipe vilash të cilat variojnë në madhësi prej 280-1,030m2 dhe sipërfaqe trualli 550-2000 m2. Kjo kontratë parashikon ndërtimin e 6 vilave përfshirë gërmimet, punimet e betonin, dhe punimet përforcuese, punimet në mure, rifinitura, elektrike, vepra mekanike dhe punime të jashtme.

2019
Bregu Sha,Bregu group,Rezidenca kontemporane,pallate me dizajn unik

Viti 2019 nis me ndërtimin e së ardhmes! Planet dhe projekt- propozimet e reja, tepër sfiduese përkrahin një dimension më bashkëkohor në fushën e ndërtimit. Rezidenca kontemporane dhe pallate me dizajn unik që transmetojnë vlera të larta në komunitetin përreth, priten të fillojnë ndërtimin këtë vit.

2018
Bregu Sha,Bregu group,standardeve evropiane,Dogana e Hanit të Hotit,Dogana e Podgoricës

Bregu Sh.a me një eksperiencë mbi 27 vjeçare, vazhdon të ndërtojë punime civile me cilësinë e standardeve evropiane, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve teknike dhe urbanistike. Viti 2018 ishte viti I përfundimit të punimeve në projektet “Dogana e Hanit të Hotit” dhe “Dogana e Podgoricës” dhe vlerësimi i tyre me atributet maksimale nga instancat ndërkombëtare.

2015
Bregu Sha,Bregu group,Bashkimi Europian,Dogana e Hanit të Hotit,Dogana e Podgoricës,Kompleksi i Forcave Renea,Forcave Speciale Renea

Viti 2015 shënoi fillimin e tre projekteve sfiduese dhe me rëndësi strategjike për shtetin shqiptar, të financuara nga Bashkimi Europian, partneri strategjik i kompanisë prej 12 vitesh. “Dogana e Hanit të Hotit” dhe “Dogana e Podgoricës” kanë objektiv kryesor përmirësimin e tregtisë rajonale duke rritur cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Komponentët e projektit, janë rikonstruksioni i pikës së kalimit doganor, godina e kontrollit të vijës së dytë dhe terminali i ri doganor. “Kompleksi i Forcave Renea”, parashikon ndërtimin e një kompleksi të ri stërvitor dhe akomodimin e “Forcave Speciale Renea”.

2011
Bregu Sha,Bregu group,Akademisë së Policisë,Tiranë,Rezidenca 1,Mihal Grameno

2011-2014, shoqëria “Bregu Sh.a” vijoi të përmirësonte kapacitetet teknologjike, duke ju përshtatur niveleve europiane. Realizimi I projekteve sfiduese, në standarte të larta, solli përzgjedhjen e shoqërisë për zbatimin e projektit të “Bashkimit Europian” për rikonstruksionin dhe ndërtimin e “Akademisë së Policisë” në Tiranë. Po në këto vite, filloi zbatimin edhe projekti i ndërtimit të pallatit “Rezidenca 1”, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

2008
Bregu Sha,Bregu group,Delegacionit Europian,PIU,Qendrës për ri-integrimin e Minorenëve,Kavajë

Përgjatë viteve 2008-2010 shoqëria vazhdoi bashkëpunimin në investime strategjike të “Delegacionit Europian”, PIU dhe ndërtimin e “Qendrës për ri-integrimin e Minorenëve” në Kavajë, financuar nga BE.

2005
Bregu Sha,Bregu group,Delegacionin Europian,Burgut të Sigurisë së Lartë,Korçë,Delegacioni Europian

Vitet 2005-2007 shënojnë një periudhë zhvillimi të mëtejshëm për shoqërinë “Bregu Sh.a” dhe integrimin e manaxhimit të projekteve me elementë më inovatorë e të avancuar. Me anë të një bashkëpunimi të suksesshëm me “Delegacionin Europian” në Shqipëri, u implementua projekti për ndërtimin e “Burgut të Sigurisë së Lartë” në Korçë. Ky partneritet shënoi edhe pikënisjen për manaxhimin të shumë projekteve të tjera të mbështetura nga “Delegacioni Europian”.

2000
Bregu Sha,Bregu group,shkolla,spitale,përmirësimin e jetesës në komunitet

Historia e suksesit vijon në vitet 2000-2004, ku “Bregu Sh.a” bashkëpunon me ndërmarrje të ndryshme shtetërore për të ndërtuar godina të rëndësishme për shoqërinë, si: shkolla, spitale dhe objekte të tjera, të cilat ndikuan në përmirësimin e jetesës në komunitet.

1999
Bregu Sha,Bregu group,Banesat Kolektive,Ujësjellës,Kanale Vaditëse,Kontrata CËC 15 dhe CËC 16,Antena Telefonie Radiotrasmetuese,Spitale,Nën stacione elektrike

Në vitet 1999 – 2000, “Bregu Sh.a” vazhdoi të zgjerojë portofolin e saj të ndërtimeve në Banesat Kolektive me shumë kate. Ndërtime dhe rikonstruksione të institucioneve kulturore dhe publike. Ndër të cilat: Ujësjellës, Kanale Vaditëse, Kontrata CËC 15 dhe CËC 16, Antena Telefonie Radiotrasmetuese, Spitale, Nën stacione elektrike etj.

1998
Bregu Sha,Bregu group,Ujësjellësit të Bulgarecit,spitaleve në Maliq dhe Bilisht,Mësonjëtores së Parë Shqipe,Bashkia Korçë

Në vitin 1998 u realizuan projektet e ndërtimit të “Ujësjellësit të Bulgarecit”, spitaleve në Maliq dhe Bilisht, lidhja kabllore në qytetin e Korçës. Një projekt i rëndësishëm në fushën e rikonstruksioneve në këto vite është dhe ai i “Mësonjëtores së Parë Shqipe” në Korcë, për nga vlerat që transmeton në shoqëri. Këto projekte u financuan nga Bashkia Korçë.

1994
Bregu Sha,Bregu group,PTT Korçë,Shkollës së Mesme në Fshatin Vashtmi,Korçë

Në vitet 1994-1998 u realizuan projektet e ndërtimit të “PTT Korçë” dhe Shkollës së Mesme në Fshatin Vashtmi të rrethit Korçë. Në këto vite Shoqëria investoi dhe ndërtoi pallatin e parë rezidencial.

1991
Bregu Sha,Bregu group,vila të vjetra në Korçë,shkolla,kopshte,24 Maji,Gjuheve të Huaja,shkolla Naim Frashëri,Shkolla Raqi Qirinxhi,Kopështi 19,Konvikti i Shkollës Mjekësore,Shkolla Nuçi Naçi

Shoqëria “Bregu Sh.a” u themelua në vitin 1991 në qytetin e Korçës. Gjeneza e shoqërisë nisi me ndërtimin dhe rikonstruksionin e vilave më të vjetra në Korçë, të shkollave dhe kopshteve si: “24 Maji”, Shkolla e “Gjuheve të Huaja”, Shkolla “Naim Frashëri”, Shkolla “Raqi Qirinxhi”, Kopështi “19”, Konvikti i Shkollës Mjekësore, Shkolla “Nuçi Naçi”, ndërtimin e banesave private dhe një sërë instucionesh të tjera të një rëndësie të veçantë.