Ndërtimi i qendrës për ri-integrimin e minorenëve në Kavajë
Në partneritet të vazhdueshëm me Bashkimin Europian, në Shqipëri është mundësuar për herë të parë hapja e një qëndre për ri-integrimin e të miturve. Ndërtimi i kësaj qendre është një mbështjetje konkrete për krijimin e kushteve të jetesës dhe të punës në përshtatje me moshën të miturve në konflikt me ligjin. Qëndra përveç elementëve të sigurisë ka një gamë të pasur ambjetesh ku të miturit kalojnë kohën në çdo moment të ditës. Me ambjentet e palestrës, sallave të kompjuterave dhe ambjentet ku realizohen workshop-et e punës, ky ambjent plotëson trajtimin e tyre, në mënyrë që ata të mos ndjejnë shkëputjen nga njëra prej të drejtave bazë siç është ajo e arsimimit. Projekti është realizuar në vitin 2009.