• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Ndërtimi i kompleksit të forcave speciale Renea, Tiranë

Projekti i ndërtimit të kompleksit të Forcave speciale Renea në Tiranë, parashikoi ndërtimin e një reparti të ri tërësisht të modernizuar dhe i pajisur me teknologjinë bashkëkohore sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ndërtimi i këtij kompleksi, është një tjetër projekt në të cilin ‘’Bregu sh.a’’ u përzgjodh si kompania më e mirë në implementimin ndërtimeve dhe realizimin me sukses të punimeve. Projekti nisi në vitin 2015 dhe përfundoi në vitin 2017 duke ofruar pamjen e një godine bashkëkohore, që siguron komoditetin dhe fleksibilitetin e organikës së punonjësve.