• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Korçë, cilat biznese janë më fitimprurëse dhe ku të investosh?

Korçë, cilat biznese janë më fitimprurëse dhe ku të investosh?

Investimi në pasuri të paluajtshme dhe sidomos ambjente shërbimi apo dyqane vlerësohet gjithnjë e më shumë si një trend në rritje. Zhvillimi i turizmit në Korçë po sjell mundësinë për zhvillimin e disa bizneseve tërheqëse.

Ja cilat janë 6 risitë ku mund të investoni (link që te kalon në website):

1. Hotelet - Vijojnë të mbeten një biznes shumë fitimprurës, sidomos nëse kanë vendodhje pranë pikave kryesore turistike apo ofrojnë cilësitë e komfortit, shijes dhe mikpritjes për të cilat vizitorët vijnë në Korçë!

2. Restorantet tradicionale – Nuk janë të shumtë në numër restorantet cilësore që gatuajnë ushqimet e vërteta tradicionale të Korçës dhe ndodhen në pika të afërta më qendrën e qytetit apo pedonalen, pra pse jo?

3. Dyqanet që tregtojnë souvenire dhe produkte tradicionale të Korçës si: veshje, ushqime, aksesorë, libra, etj. Si edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe në Korçë egziston një numër i konsiderueshëm dyqanesh që tregtojnë souvenire. Por e keni vënë re ngjashmërinë mes tyre? Produktet artificiale, të printuara e me mungesë produktesh artizanale! Vizitorët vijnë në Korçë për të studiuar veshjet e hershme, elementët dekorativë të punuar me dorë, traditën e çentrove që qendisura nga gjyshet dhe i pëlqen të marrin me vete kujtime! Një ambjent shërbimi ndryshe, që ja vlen të vizitohet, mund të jetë dyqani juaj!

4. Dyqane që riparojnë dhe tregtojnë vegla muzikore! E kush do vinte në qytetin e serenatave dhe nuk do donte të ndalonte në këtë dyqan karakteristik? Melodi violine, aromë druri i vjetër dhe shumë instrumenta që do ngjallnin kureshtjen e vizitorëve!

5. Galeri arti – Korça është art dhe duhet zbukuruar nga arti! Nëse ju jeni një artist dhe doni të keni galerinë tuaj në zemër të Korçës, mendojmë se e kemi zgjidhjen ideale!

6. Supermarkete – supermarketet janë një investim tepër i dëgjuar, pse duhet të ishte në këtë listë? Ambjentet që ne ju propozojmë ndodhen pranë pedonales së Korçës, në katin përdhe të një rezidence multifunksionale që do jetë në zë të gjithë qytetit për cilësinë e ndërtimit dhe hijeshinë arkitekturore, keni tashmë një grup konsumatorësh, rezidentë që po ju presin!

Serenity Residence ju ofron ambjente shërbimi në katin përdhe të rezidencës ku mund të realizoni ëndrën tuaj që të keni një nga bizneset e mësipërme me sipërfaqe të konsiderueshme!

Kontakto tani në numrin + 355 67 60 40 733 ose dërgo një email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

The art of living in Korça!