• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Restorantet, një mundësi investimi në Korçë!

Restorantet, një mundësi investimi në Korçë!

Restorantet, ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për investitorët, por dedikimi ndaj studimit të koncepteve që do përdoren, tregut të duhur dhe tendencave demografike të zonës ku do hapet restoranti janë themelore përpara se të ndërmerret një hap i tillë. Sipas INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8%, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”.

Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse vendosni të investoni në një restorant:

1. Koncepti – Përfshin dekorin, konsumatorët e targetuar dhe vendodhjen. Zgjidhni atë linjë që i përshtatet stilit të konsumatorëve dhe shijeve të tyre.

2. Mjedisi konkurues – Keni konkurentë të afërt që mund të krahasohen me ato që ju do ofroni?

3. Zhvillimi urban dhe logjistik i zonës – Si po ndryshon qyteti ku mendoni të hapni restorantin, si e analizoni trendin e rritjes së konsumit për frymë dhe tendencën e përqasjes me restorantin tuaj?

Gjithnjë e më tepër po largohemi nga restorantet që kanë menu shumë të gjata e të pakuptueshme, ekzotike dhe që nuk përputhen mire me stilin tone të jetesës. Është koha e të ushqyerit shëndetshëm, të kulinarisë me shije të rafinuar dhe momenteve të ngrohta me miqtë e familjen.

Kultura perëndimore është përqasur në një formë perfekte me atë aziatike në kërkesën për ushqimet japoneze, vecanerisht sushi-n!

Restorantet e Sushi po kthehen në pikë qëndrore të orientimit përsa i përket një dreke të shëndetshme për shqiptarët dhe për më tepër kjo kategori e restorantit ka një kërkesë të lartë në qytetin e Korçës!

Ambjentet e katit përdhe në Serenity Residence, janë disponibël për një investim të tillë dhe gëzojnë atributet e vendodhjes në qendër të Korçës (pranë Pedonales), hapsirës së konsiderueshme dhe vizibilitetit të madh nga kalimtarët!

Kontakto tani në numrin + 355 67 60 40 733 për të mësuar më tepër rreth sipërfaqes së njësive të shërbimit ose dërgo një email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

The art of living in Korça!