• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Përreth Korçës në 1 Ditë! Ja cilat janë 8 atraksionet turistike më të parapëlqyera nga vizitorët

Përreth Korçës në 1 Ditë! Ja cilat janë 8 atraksionet turistike më të parapëlqyera nga vizitorët

Përreth Korçës në 1 Ditë! Ja cilat janë 8 atraksionet turistike më të parapëlqyera nga vizitorët:

1. Muzeu i Artit Mesjetar ka rreth 200 objekte arti që lidhen kryesisht me trashëgiminë bizantine e pas- bizantine. Midis tyre dallojnë kryeveprat e autorëve ikonografë shqiptarë e të huaj.

2. Muzeu kombëtar i arsimit i cili u ngrit në godinën ku më 7 Mars 1887 u hap ‘’Mësonjëtorja e parë shqipe’’.

3. Muzeu arkeologjik i cili është i veçantë në llojin e tij pasi përqëndrohet në prehstorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike e deri në fazën e epokës së hekurit.

4. Pazari i vjetër i Korçës, i përbërë nga ndërtesa një dhe dy katëshe, vepra arti, kafene e dyqane plot stil, muzikë e gjallëri që krijon një ansambël më vete, është patjetër një pikë që duhet të vizitoni.

5. Parku Rinia, ngjason me një galeri skulpturash në gur i rrethuar me gjelbërim. Ky park përbën një ambjent shlodhës për vendasit dhe turistët.

6. Katedralja Orthodokse ‘’Ringjallja e Krishtit’’, cilësohet si një ndër katedralet më të mëdha në Shqipëri dhe ka një arkitekturë që tërheq vëmendjen e kujdo që e viziton.

7. Pedonalja e qytetit, fare pranë me ‘’Serenity Residence’’ është një fragment i pashmangshëm i shëtitjes tuaj në Korçë.

Ndiqni ‘’Bregu sh.a’’ në vijim për më shumë informacione rreth Festave dhe Panaireve të organizuara në Korçë!

?The art of living in Korça!