• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Festat në Korçë!

Festat në Korçë!

Atmosfera e Korçës ndizet nga gjallëria e banorëve dhe vizitorëve të shumtë në eventet dhe panairet e organizuara. 

1. Festa e Birrës ju ofron për 5 netë rradhazi birrën e ftohtë, muzikën më të mire dhe produkte tradicionale të Korçës! Festa e Birrës shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës, këtë vit ajo u organizua në datat 14-18 Gusht dhe u vizituar nga më shumë se 100 000 persona.

2. Karnavalet e Korçës kanë filluar të festohen para viteve ’40 dhe përveç personazheve të shumtë të veshur në karnavale, kishte edhe grupe me kitara, vegla muzikore dhe maska butaforike. Ato shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

3. Panairi i Pranverës i organizuar përgjatë pedonales së Korçës, sjell pranverën përmes koncerteve dhe ekspozimit të punimeve të artizanëve.

4. Festa e Lakrorit, është një aktivitet i organizuar në verë, ku amvisat demostrojnë sesi gatuhet lakrori me 2 petë.

5. Panairi i fundvitit është magjik! I gjithë qyteti mbulohet nga një mantel dritash e muzike të ëmbël dehëse!

Zakonisht në këtë stinë Korça mbulohet nga dëbora dhe pranë Kullës Panoramike vendoset një pistë patinazhi që gumëzhin nga fëmijët.

Ke konsideruar të vizitosh fshtatrat përreth Korçës? Fshatrat më të vizituar janë Fshati Vithkuq, Fshati Dardhë dhe Fshati Boboshticë, secili mbart një histori më vete dhe ka bukuri natyrore të papërshkrueshme. Sa do e vlerësoje atë ngrohtësinë e oxhaqeve në bujtinat e gurta, me ushqime të shijshme e me muzikë të mirë korçare?

?The art of living in Korça!