• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Idetë e arredimit të dhomës së gjumit të fëmijëve

Idetë e arredimit të dhomës së gjumit të fëmijëve

Dekorimi i shtëpisë tuaj mund të bëhet sfidues kur të mendoni për idetë e dhomës së gjumit të fëmijëve. Kjo hapsirë është një vend shumë i rëndësishëm në shtëpi. Është vendi ku fëmija argëtohet, kalon pjesën më të madhe të kohës dhe i shërben për të zhvilluar aftësitë e tij fizike dhe kreative. Dizajni i dhomës së gjumit për fëmijë nuk duhet të rezultojë si një konglomerat stilesh dhe shijesh të ndryshme pasi mund të ndikojë në gjendjen e tyre emocionale. Idetë për dekorimin e dhomës së gjumit të djemve, ashtu si ato për vajzat, rezultojnë më të bukura nëse keni një tematikë që mund të azhornohet lehtë. Fëmijët pëlqejnë të kenë personazhet e preferuara të kartonave në dhomën e tyre të gjumit. Por kjo kërkon që designet të ndryshohen me rritjen e fëmijës, ja pse arkitektët sugjerojnë përdorimin e disa ngjyrave dhe teksturave që i rezistojnë kohës. Konsideroni një paletë neutrale që mund ta ndyshoni me kalimin e kohës, por duke mbajtur të njëjtat mobilje. Ashtu si në çdo dhomë të shtëpisë tuaj, aksesorët janë elementët që azhornohen më lehtë. E verdha është një ngjyrë shumë e përdorur për dhomën e fëmijëve, nëse ajo vjen në nuancat e duhura reflekton gëzim dhe gjallëri. Ngjyrat rozë, blush, peony, pastel të kombinuara me ngjyrën krem mbeten më të kërkuarat për dhomën e vajzave. Nëse ëndrrat tuaja janë të keni dhomën e vajzës tuaj si të filmave apo Broadway, lini hapsirë imagjinatës tuaj për të shfrytëzuar hapësirën e dhomës. Ngjyra blu e kombinuar me ngjyrën e bardhë apo gri përdoret më shumë për djemtë. Në një dhomë që nuk ka shumë ndriçim, zgjidhni një tonalitet jo shumë të errët dhe që nuk do ta frikësojë fëmijën. Mini Llambadarët të cilat jemi mësuar ti shohim më shumë në dhomat e pritjes, janë kthyer në një trend për dhomat e gjumit të vajzave të vogla dhe ato adoleshente.