• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri
  • GREEN VILLA Mirësevini në Green Villa E pozicionuar në peizazhin e gjelbëruar të Parkut "Rinia" në Korçë, kjo rezidencë banimi ofron një oaz freskie për rezidentët e saj të rinj. Një projekt rezidencial vizionar në zemrën e gjelbëruar të Korçës, Green Villa është sjellë në jetë nga Bregu Sh.a. dhe është projektuar nga firma e njohur ndërkombëtare e arkitekturës Bolles + Wilson. Ky projekt ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të investuar në një ambient të pastër dhe të freskët, duke ofruar një stil jetese të kualitetit të lartë. Për të siguruar vendin tuaj në këtë projekt të kufizuar, ju inkurajojmë të na kontaktoni sa më shpejt për të diskutuar mbi mundësitë dhe për të rezervuar apartamentin tuaj të ëndrrave. {phocamaps view=map|id=14}
  • Rezidenca 1 Mihal Grameno
    Objekti ndodhet pranë qendrës së Tiranës në rrugën “Mihal Grameno”. Kjo rezidencë ofron, 6 kate banimi, 1 kat me ambjente tregtare dhe 1 kat parkim nëntokësor. Hapësirat rekreative kanë një rol të rëndësishëm në këtë kompleks, duke garantuar për banorët gjelbërim, qetësi dhe komoditetin që ofron kjo zonë. Ky projekt është investimi i shoqërisë “Bregu” sh.a dhe ka përfunduar në vitin 2017.
    {phocamaps view=map|id=7}
  • SEASIDE HOSPITALITY
    Përjeto Bukurinë e Palasës në Seaside Hospitality pjesë e Green Coast. Zbuloni një pjesë të parajsës, ku deti kristal takon peizazhin e mrekullueshëm malor të Llogarasë. Zgjidh apartamentin tënd në Green Coast dhe shndërro çdo moment në një kujtim të paharrueshëm. Projekti Seaside Hospitality në Green Coast, zhvilluar nga Bregu sh.a., sjell një qasje të rafinuar në arkitekturë që shkrihet natyrshëm me bregdetin e Palasës. Ky projekt ruan integritetin e mjedisit natyror dhe përputhet harmonikisht me terrenin shkëmbor të zonës. Veçoritë Unike të Seaside Hospitality Fasadat e gjera dhe elegantë, terracat e gjelbëruara, pishinat private dhe publike krijojnë një identitet madhështor për këtë destinacion të veçantë. Projektuar nga EAA-Emre Arolat, një studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, ky projekt unik përfaqëson kombinimin ideal të luksit dhe natyrës. Mëso më shumë rreth Green Coast G16 dhe bëhu pjesë e një përvoje të pashoqe në bregdetin magjepsës të Palasës.
    {phocamaps view=map|id=4}
  • SERENITY RESIDENCE 2
    Serenity Residence 2, një projekt i realizuar në bashkëpunim me studion prestigjoze ndërkombëtare ‘’Bolles + Wilson’’! Cilësia e ndërtimit është e padiskutueshme, realizuar nga Bregu sh.a me eksperiencë 27 vjeçare në industrinë e ndërtimit. Karakteristikat e termoizolimit, kondicionimit, ngrohjes nga dyshemeja, sistemit të dritareve etj. Në Serenity Residence 2 merr kuptim shtëpia juaj e ëndrrave e cila përçon ngrohtësi dhe dritë. Përdorim metodologjinë europiane të implementimit të punimeve dhe përzgjedhjes së materialeve duke respektuar me rigorozitet standartet EUROCODE për të garantuar cilësinë e lartë të ndërtimit të objektit! ‘’Serenity Residence 2’’ ka një pozicion perfekt mes Pedonales së Korçës, dhe Katedrales Orthodokse, në rrugën Jovan Cico Kostusturi!
    {phocamaps view=map|id=17}