• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri

Projekte civile

Projekte civile

West Park

RETAIL WEST PARK- Korçë, Shqipëri

‘’'Bregu Sh.A nën cilësinë e nënkontraktorit të punimeve për MANE TCI, ka perfunduar punimet për ndërtimin e “KORÇA RETAIL WEST PARK”- një projekt #inovativ që do të zgjerojë gjeografikisht aktivitetin e BALFIN Group në #Shqipëri, duke sjellë eksperienca të reja #blerje për klientët..

SERENITY RESIDENCE 1

SERENITY RESIDENCE 1- Korçë, Shqipëri

“Serenity Residence1 është një projekt privat i financuar nga BREGU SH.A i cili përbëhet nga njësi rezidenciale dhe të shitjes me pakicë të përbëra nga 2 ndërtesa banimi me 4-5 kate dhe gjithashtu një Hotel. Rezidenca ka edhe parking nentokesor dy kate. Serenity Residence transmeton vlerat e Korçës, duke pasur një dizajn dhe arkitekturë elegante. Dizajni i arkitekturës është realizuar nga ''Bolles + Wilson'' një studio shumë e njohur e arkitekturës ndërkombëtare.

Rolling Hills Luxury Residences

Rolling Hills Luxury Residences

‘’Bregu sh.a’’ ka ndërtuar 6 vila në Bllokun B4 dhe B5 në “Rolling Hills Luxury Residences”! Rolling Hills është një komunitet i rrethuar luksoz, më i miri si standard ndërtimi dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili parashikon katër tipe vilash të cilat variojnë në madhësi prej 280-1,030m2 dhe sipërfaqe trualli 550-2000 m2. Kjo kontratë parashikon ndërtimin e 6 vilave përfshirë gërmimet, punimet e betonin, dhe punimet përforcuese, punimet në mure, rifinitura, elektrike, vepra mekanike dhe punime të jashtme.

Rezidenca 1, Mihal Grameno

Rezidenca 1, Mihal Grameno

Objekti ndodhet pranë qendrës së Tiranës në rrugën “Mihal Grameno”. Kjo rezidencë ofron, 6 kate banimi, 1 kat me ambjente tregtare dhe 1 kat parkim nëntokësor. Hapësirat rekreative kanë një rol të rëndësishëm në këtë kompleks, duke garantuar për banorët gjelbërim, qetësi dhe komoditetin që ofron kjo zonë. Ky projekt është investimi i shoqërisë “Bregu” sh.a dhe ka përfunduar në vitin 2017.

Banesë kolektive me ambjente banimi e shërbimi Fan Noli 1-2

Banesë kolektive me ambjente banimi e shërbimi Fan Noli 1-2

Në zonën më të populluar dhe në afërsi të shëtitores “Fan Noli” në qytetin e Korçës, “Bregu” sh.a ka ndërtuar në banesë kolektive pamje panoramike që ofron për shitje apartamente dhe dyqane të sipërfaqeve të mëdha. Këto projekte kanë përfunduar në vitin 2008.