• E: info@bregugroup.al
  • t: +355 67 60 40 733
  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3
  • Kati II, D.11, Tiranë, Shqipëri
  • Bazaar Gate

    Bazaar Gate është projekti më i ri i ‘’Bregu sh.a’’ dhe rezidenca ideale për të jetuar! Përse? …
    Kjo rezidencë është në zemër të Pazarit të Ri, një nga destinacionet me të frekuentuara në Tiranë e më të njohura për trasmetimin e traditës tiranase dhe jetës metropolitane. Jo vetëm apartamente të ndërtuara me standartet më të larta evropiane, për të cilat ‘’Bregu sh.a’’ njihet prej 25 vitesh, por edhe 2 kate me hapsira komerciale të markave më të njohura! E përbërë nga 13 kate mbi tokë dhe 3 nëntokë, dizajn unik që ka si qëllim rritjen e vlerës së artit, kulturës, jetës aktive dhe socializimit në kreqytet!
    Inspiruar nga komplekset rezidenciale të metropoleve evropiane, ‘’Bazaar Gate’’ është projekuar në bashkëpunim me një ndër studiot më prestigjoze me famë ndërkombëtare.
    Shumë atribute të tjera të këtij projekti mbeten për tu zbuluar në vijim…

    {phocamaps view=map|id=3}
  • Serenity Residence

    Një Rezidencë që përcjell qetësinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë, e konturuar nga esenca e qytetit të Korçës dhe ngjyrat e saj.

    Serenity Residence

    Serenity Residence është një kompleks banimi dhe shërbimi i përbërë nga 2 godina rezidenciale dhe 1 godinë 4 katëshe ‘’Serenity Hotel’’! Serenity Residence ka marrë këtë emërtim sepse transmeton vlerat e Korçës duke patur një qasje elegante në dizajn, prezantim dhe trasmetim vlere.
    Në Serenity Residence merr kuptim shtëpia juaj e ëndrrave e cila përçon ngrohtësi dhe dritë. Duke përdorur një stil elegant në veshjen e jashtme të fasadës por edhe arredimin e brëndshëm, arrijmë t’i përshtatemi më shumë stilit tradicional. Me Serenity nuk krijojmë thjesht një rezidencë banimi, por arrijmë të krijojmë një pol me hapësira komerciale, shëtitore, pasazh për turistët dhe kënd njësimi me kulturën e Korçës!
    Serenity do të thotë të jetosh në oazin e kulturës dhe bardhësisë së Korçës. Zgjidhni mes njësive të banimit (2+1, 3+1, duplex) dhe njësive të shërbimit. Në katin 0 të ‘’Serenity Residence’’ janë të disponueshme për shitje 4 njësi shërbimi me sipërfaqje deri në 273.8 m2! Po ashtu rezidenca juaj ka mundësi parkimi -2 kate nëntokë!
    Pozicionimi perfekt në qendër të qytetit, cilësia e lartë e punimeve dhe arkitektura moderne e projektuar në bashkëpunim me ‘’Bolles+Wilson’’, janë disa nga cilësitë kryesore që i japin një vlerë të shtuar biznesit tuaj në këtë rezidencë.
    Përdorim metodologjinë europiane të implementimit të punimeve dhe përzgjedhjes së materialeve duke respektuar me rigorozitet standartet EUROCODE për të garantuar cilësinë e lartë të ndërtimit të objektit!
    ‘’Serenity Residence’’ ka një pozicion perfekt mes Pedonales së Korçës, Parkut dhe Katedrales Orthodokse, në rrugën Ligor Rembeci! Kompleksi ka mundësi aksesimi nga të dyja akset rrugore!

    Koncepti i Serenity

    Elegance

    Transmeton vlerat e Korçës duke patur një qasje elegante në dizajn, prezantim dhe trasmetim vlere në ata që e vizualizojnë, banojnë dhe vizitojnë.

    Ngrohtesi

    Ngrohtësi dhe dritë janë elementët e një nate Dhjetori në Korçë. Freski e aromë janë ato që e shoqërojnë përgjatë të gjithë vitit. Pikërisht keto elementë do trasmetojë edhe rezidenca jonë.

    Bardhesi

    Duke përdorur një stil elegant në veshjen e jashtme të fasadës por edhe arredimin e brendshëm, arrijmë ti përshtatemi më shumë stilit tradicional.

    Polarizem

    Me Serenity nuk krijojmë thjesht një rezidencë banimi, por arrijmë të krijojmë një pol me hapësira komerciale, shëtitore, pasazh për turistët dhe kënd njësimi me kulturën e Korçës!

    SERENITY RESIDENCE

    Elegante, rose gold, me hapsira të trëndafilta dhe ngjyra pothuajse gëlqerore. Me hapsira ku marrin jetë galeritë e artit dhe dyqanet plot stil Aty ku mund të dëgjosh tingujt e pedonales dhe aromën e frutave nga shëtitorja... Aty ku vrapojnë fëmijë e pushojnë të rritur... ...kjo është atmosfera që do rrethojë rezidencën tonë!

    Arti i të jetuarit në Korçë!

    Serenity Residence

    Një Rezidencë që përcjell qetësinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë, e konturuar nga esenca e qytetit të Korçës dhe ngjyrat e saj.

    {phocamaps view=map|id=1}