Pika e kalimit kufitar ''Hani i Hotit''
Projekti i Doganës së Hanit të Hotit është pjesë e projektit të zhvillimit të tregtisë rajonale. Ky projekt përfshinte ndërtimin e ri të terminalit doganor dhe rikonstruksionin e pikës së kalimit doganor, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për të arritur në nivelin e standardeve të zonës Schengen. Kjo doganë deri tani është vlerësuar pikë e kategorisë së parë, pasi është një urë kalimi për mallrat në disa shtete të Ballkanit. ‘’Pika doganore e Hanit të Hotit luan një rol thelbësor në autostradën adriatiko-joniane, e njohur si projekti i Korridorit Blu. Kjo autostradë që duhet të kalojë përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, duke u shtrirë në bregun perëndimor të Gadishullit të Ballkanit e që kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë do të jetë shtylla e rrjetit kryesor të transportit rajonal, e cila lidh Ballkanin Perëndimor me rrjetin e transportit të BE-së’’. Nga ky projekt përfitojnë: operatorët ekonomikë dhe kamionët, që shpenzojnë miliona orë pritjeje në kufi, qytetarët e zones përreth por jo vetëm, po ashtu edhe turistët, të cilët tashmë do të kenë një përvojë më të këndshme kur të udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Është një nga projeket me rëndësi të veçantë për shoqërinë “Bregu” sh.a, pasi është financim i Bashkimit Evropian, i cili tashmë është partneri strategjik i kompanisë prej 15 vitesh. Dogana e Hanit te Hotit u inagurua ne Gusht të vitit 2018, pas një pune intensive në kushte të vështira mjedisore, e cila nuk ndaloi për asnjë moment qarkullimin e automjeteve mes 2 shteteve.